LUFTË TITANËSH: Mayweather dhe McGregor me 26 gusht në Las Vegas!

Qyteti i Las Vegasit do të jetë nikoqir i spektaklit të shumëpritur midis Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.  Lufta mes tyre do të zhvillohet me datë 26 gusht, në një ndër qytetet më të mëdha amerikane.

Mayweather nga Komisioni Sportiv në Nevada kishte kërkuar që lufta të caktohet me datë 26 gusht, ndërsa konfirmimi zyrtarë i kësaj date erdhi vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Showtime”, që ka të drejtat ekskluzive për të transmetuar meçet e bokserit amerikan.

Do të jetë kjo hera e parë në historinë e boksit që në ring do të dalin një boksier profesionist dhe një luftëtar nga garat e MMA, ndërsa shumica e analistëve besojnë se do të jetë kjo një ndër luftërat më interesante në historinë e sporteve luftarake.

Lufta mes Mayweather dhe McGregor do të zhvillohet në 12 raunde, ndërsa që të dy do të duhet të jenë me peshë deri në 70 kilogram.

Mayweather pavarësisht epilogut përfundimtarë do të përfitojë 100 milion dollarë, derisa kundërshtari i tij, McGregor, 80 milion dollarë.

Leave a Reply