E konfirmojnë edhe nga Shkëndija, Teqja vishet “kuq e zi” (FOTO)

KF Shkëndija ka mbyllur me sukses bisedimet me mbrojtësin shqiptar Olsi Teqja. Palët kanë gjetur akordin dhe kanë firmosur kontratë një vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

28-të vjeçari vjen nga rradhët e Tiranës, ndërsa më herët në karrierën e tij ka luajtur për Laçin, Bylisin, Apoloninë dhe Kastriotin.

Me gjithë interesimin nga disa skuadra nga kampionati shqiptar, insistimi i “kuqezinjëve” dha rezultat, duke arritur të bindin mbrojtësin të pranojë ofertën për tu transferuar në Tetovë.

Së shpejti pritet prezantimi i tij si futbollist i ri i Shkëndijës, ndërsa menjhërë ai do të udhëtojë drejt Sllovenisë ku do të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore.

Lajmin për transferimin e Olsi Teqes te Shkëndija, portali ynë e konfirmoi më herët gjatë ditës, duke dëshmuar edhe njëherë profesionalizmin tonë si dhe besueshmërinë që jemi duke e përfituar në mesin e shumë sportistëve.

Leave a Reply