E konfirmuar, Olsi Teqja komandanti i ri në mbrojtjen e Shkëndijës

Olsi Teqja do të komandojë me mbrojtjen e Shkëndijës sezonin 2017/2018. Futbollisti me origjinë nga Tirana pritet të firmos kontratë dy vjeçare me Shkëndijën, skuadër kjo e cila beson se me Teqen në mbrojtje, ky repart do të jetë më i konsoliduar në sezonin e ri, ndërsa gjithashtu do të përfitojë edhe në ndeshjet e Liga Evropa.

Lajmin për transferimin e tij te skuadra tetovare për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti 27-vjeçar: “Po e vërtetë është që kam nënshkruar me Shkëndijën”.

Teqja së fundmi ishte pjesë e Tiranës, te e cila skuadër qëndroi për dy sezone, duke zhvilluar 61 ndeshje dhe duke realizuar një gol.

Ndryshe karrierën e tij profesioniste Olsi Teqja e kishte nisur si 20-vjeçar te skuadra e Kastriotit nga Kruja, ndërsa gjithashtu kishte mbrojtur ngjyrat edhe të skuadrave të Apolonisë, Bylisit dhe Laçit.

Leave a Reply