FFK-ja po mendon shkarkimin e Bunjakit!

Albert Bunjaki është vënë në shënjestër të kritikave, sidomos pas disfatës së fundit ndaj Turqisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”. Nën drejtimin e tij Kosova në 6 ndeshjet zyrtare nën ëmbrellën e FIFA-s dhe UEFA-s morri vetëm një barazim, edhe atë në ndeshjen debutuese kundër Finlandës në transfertë.

Mirëpo që nga ajo ndeshje përfaqësuesja e Kosovës nën drejtimin e tij pësoi 5 disfata nga po aq ndeshje. E gjithë kjo bëri që në Kosovë të përflitet një kohë më të gjatë për shkarkimin e tij, edhe pse një gjë e tillë deri më sot nuk ndodhi.

Megjitahtë burime të KTV-së brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, thonë se dorëheqja e përzgjedhësit Albert Bunjaki mund të vijë gjatë këtij muaji. Në rast se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, ai do të shkarkohet pas përfundimit të elimiantoreve për Botërorin “Rusi 2018”, ku Kosova bënë pjesë në grupin “I”, së bashku edhe me Kroacinë, Islandën, Turqinë, Ukrainën dhe Finlandën.

Ndeshjen e rradhës përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë me 02 shtator në transfertën ndaj Kroacisë, ndërsa vetëm tre ditë më pas në “Loro Boriçi” do të mirëpret Finlandën.

Leave a Reply