Starton Kupa e Konfederatave, Rusia fiton ndeshjen e parë (VIDEO)

Ka startuar Kupa e Konfederatave, ndërsa ndeshjen hapëse e fitoi organizatorja Rusia ndaj Zelandës së Re me rezultat 2:0.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 31-t me një autogol nga Mishel Boksal, i cili nuk arriti që të largojë topin nga vija e portës, duke dhënë kështu epërsinë Rusisë për 1:0.

Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 69-të, me autor Fedor Smolov, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të takimit për 2:0.

Ndryshe Rusia dhe Zelanda e Re gjenden në grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia dhe Meksika. Dy ndeshjet e radhës në Kupën e Konfederatës do të zhvillohen nesër ku do të përballen Portugalia me Meksikën dhe Kameruni me Kilin, me këto dy të fundit që janë pjesë e grupit B së bashku me Australinë dhe Gjermaninë.

Leave a Reply