Deulofeu: Ishim më të mirë, por jo për 5 gola diferencë

Reprezentuesi i Spanjës, Zherar Deulofeu arriti që të shënojë nga penalltia gol në ndeshjen e mbrëmshme nda Maqedonisë, duke çuar numrin e finalizimeve në 17, me çka bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses iberike U21.

Pas ndeshjes Deulofeu u takua me David Babunskin, me të cilin ka një shoqëri që nga koha kur të dy futbollistët ishin pjesë e Barcelonës B, ndërsa për mediat e vendit tonë shprehu komentin e tij për ndeshjen.

“Ishim më të mirë dhe me meritë fituam. Mirëpo diferenca në fushë nuk ishte aq e madhe për të fituar me 5 gola diferencë. Gjithsesi, vazhdojmë më tutje”, është shprehur shkurt Deulofeu.

Leave a Reply