Ish braziliani i Kukësit, vjen te Vardari

Braziliani Mateus Lima Kruz do të jetë sulmuesi i radhës për Vardarin. Kruz fillimisht do të jetë në prova për disa ditë dhe nëse i plotëson kriteriumet e trajnerit Goce Sedloski, do të arrijë të mbetet në mesin e kampionëve.

Kruz  është një futbollist me përvojë, i cili ka luajtur në shumë skuadra, ku mes tjerash edhe te Kukësi i Shqipërisë, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe braziliane, Santos.

Kujtojmë që Vardari është duke vijuar fazën e dytë të përgatitjeve në Bad Tacmansdord të Austrisë, para startit të ndeshjeve eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply