Lilian Thuram për Luis Nazario da Lima Ronaldo

“Për herë të parë ku kam pasur rastin të luajë kundër Luis Nazario da Lima Ronaldos ka qenë kur unë isha pjesë e skuadrës së Parmës. Ai në një moment u gjind përballë meje, dhe si zakonisht bëri shpejtë dy herë kvintën e tij të famshme (biçikletën). Nuk e dija se ku ndodhem. Në ato momente fillova ti bërtas Fabio Kanavaros: “Rrëzoje, rrëzoje!”.

Ai më dëgjoi duke shkaktuar ndërhyrje të palejuar ndaj tij, me ç’rast u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Në aksionin e rradhës Ronaldo sërish morri topin, bëri atë kvintën e tij të famshme, duke më shtrirë për tokë. Në ato momente Kanavaro mu drejtua me fjalët: “Lili, si duket sonte do mbesim me 9 futbollistë në fushë, pasi ndryshe nuk dimë si ta ndalim?Ndërsa Ronaldo ende me një italishte jo të zotëruar mirë, na u drejtua:”Ej djem, mos ndoshta jam duke e tepruar me këto driblime të mia?

U shikuam njëri me tjetrin me Fabion dhe ulëm kokën te poshtë, para Il Fenomeno!”

Leave a Reply