Partizani i Tiranës akomodohet në Ohër 

Skuadra nga Superliga shqiptare, Partizani prej ditës së shtunë është zhvendosur në Maqedoni, ku do të vijojë përgatitjet në Ohër.

Sipas programit skuadra do të vijoj përgatitjet me ngarkesë të lartë me dy seanca në ditë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Ohër është parashikuar të zhvilloj edhe një ndeshje miqësore. Ende nuk është caktuar emri i kundërshtarit, por me shumë gjasa do të jetë ndonjë skuadër nga Maqedonia, që gjithashtu vijon stërvitjet në këtë qytet turistike.

Ekpsedita e Partizanit në Ohër do të qëndrojë deri me datë 23 qershor për t’u rikthyer më pas në Tiranë për të zhvilluar disa seanca stërvitore para ndeshjes së parë eliminatore në kuadër të Liga Europës.

Leave a Reply