Revolucion në futboll! Ja ndryshimet që propozohen nga IFAB

Sporti më i dashur ndër njerëzit në gjithë Botën, futbolli, pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme që mund të sjellin një revolucion të vërtetë në futboll, shkruan “sportal.al”. Organizimi ligjvënës i Bordit të shoqatës së futbollit ndërkombëtar ka gati disa propozime shumë të rëndësishme që synojnë të shmangin kohën joefektive gjatë një ndeshjeje futbolli, për t’i dhënë përparësi dinamikës, emocioneve të lojës dhe sjelljes Fair Play të futbollistëve në fushë.

Tani është hedhur idea që një pjesë e një ndeshjeje futbolli të mos zgjasë më 45 minuta si zakonisht, por vetëm 30 minuta dhe me kusht që kronometri të ndalë sa herë që topi të mos jetë në lojë. Kjo gjë argumentohet se në një ndeshje futbolli, loja aktive nuk kap më shumë se 60 minuta.

Nëse do të pranohet propozimi për një pjesë lojë që zgjat vetëm 30 minuta lojë efektive, atëherë zyrtarët e ndeshjes do të jenë të detyruar ta ndalin kronometirn nga momenti i akordimit të një 11-metërshi deri në ekzekutimit e tij. Gjithashtu koha ndalet nga casti kur shënohet një gol deri në rinisjen e lojës nga qendra.

Ndërkohë, kur një futbollist kërkon ndihmë mjekësore, apo edhe kur arbitri akordon një karton të verdhë apo të kuq kronometri do të ndalet, por gjithashtu koha duhet të ndalet kur gjyqtari sinjalizon për zëvendësim apo kur vërshëllen për një goditjeje të lirë deri në në momentin e rinisjes së lojës.

Sipas një tjetër propozimi shumë të rëndësishëm, futbollistët nuk mund ta vijojnë aksionin, pra të tentojnë të shënojnë nëse portieri arrin të presë një 11 metërsh. Në këtë rast akordohet rivënie fundore.

Gjithashtu do të kërkohet që në stadium të jetë një orë e madhe e lidhur me kronometrin e gjyqtarit, ndërsa lojtarët mund t’ia pasojnë vetes topin në rastet e goditjeve të lira apo atyre nga këndi.

Leave a Reply