Ronaldo ultimatum Realit të Madridit

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo i ka dhënë ultimatum Real Madridit, duke kërkuar nga ana që t’i paguajnë 14.7 milionë euro, para të cilat prokurorët spanjollë po ia kërkojnë portugezit, për shkak shmangies së tatimeve ndaj shtetit spanjoll.

Ronaldo shkaktoi tërmet në botën e futbollit me lajmet se ai dëshiron të largohet nga Reali dhe se s’është i lumtur në Spanjë, pikërisht për shkak të këtyre problemeve me taksa, për të cilat Ronaldo thotë se është krejtësisht i pafajshëm.

Klauzola e Ronaldos është një miliard euro, mirëpo kjo shifër marramendëse mund të ulet deri në 200 milion euro.

Pra skuadrat që janë të gatshme të paguajnë këtë shifër, ka gjasa që të transferojnë njërin prej futbollistëve më të mirë të Botës për momentin, edhe pse kuptohet që janë të pakta ato skuadra që mund të bëjnë një gjë të tillë.

Ndërsa skuadrat që kanë luksin për të harxhuar këtë shifër të lartë, janë Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Siti, që udhëhiqen nga sheikët e Shteteve të Bashkuara Arabe, ndërsa nuk duhet nxjerrë jashtë loje edhe Mançester Junajtedin, që është në pronësi të amerikanëve.

Mbetet të shohim nëse vërtetë do të vinte deri te largimi i Ronaldos, dhe nëse ndonjëra prej këtyre tre skuadrave do të transferonte portugezin në rradhët e veta.

Leave a Reply