Verati: Dua të luaj për Barcelonën

Marko Verati pa dyshim se është ndër emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere. Ylli italian, i cili aktualisht është pjesë e Paris Sen Zhermenit është vënë në syrin e drejtuesve të Barcelonës, që dëshirojnë ta transferojnë atë në “Kamp Nou”.

Megjithatë për momentin problem po shfaqet skuadra e tij, PSZH-ja, që dëshiron të përfitojë financiarisht mjaft mirë nga shitja e tij, duke mos zbritur shumën prej 100 milion eurove, që ekziston si klauzolë.

Dëshira e futbollistit është që ti bashkohet Barcelonës, ndërsa një gjë të tillë ka pohuar e përditshmja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës Marko Verati ju ka thënë drejtuesve të PSZH-së, se: “Dua të shkoj të luaj në Barcelonë, nuk dua të kthehem në PSG”.

Mbetet të shohim se si do rrjedhin gjërat dhe nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Leave a Reply