Volejboll, Shqipëria mundi Azerbajxhanin, Maqedonia – Suedinë

Pas humbjes së djeshme me Maqedoninë, Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj ka fituar sot përballë Azerbajxhanit me rezultatin 3-1 në sete (25-22, 25-22, 17-25, 25-10).

Në ditën e parë djemtë “kuqezinj” përmbysën në mënyrë fantastike Suedinë, nga 2-0 nga 2-3, ndërsa sot kanë vuajtur vetëm në setin e tretë, kur po udhëhiqnin 2-0 me sete. Humbin të tretin, por jo të katërtin, ku Kombëtarja shqiptare fiton thellë me rezultatin 25-10.

Me këtë rezultat, Shqipëria renditet e dyta në grup, pas Maqedonisë, e cila mbrëmë mundi bindshëm Shqipërinë me rezultatin 3-0, në sete 25-21, 25-16, 25-22, ndërkohë sonte shënoi fitore ndaj Suedisë, 3-1.

Megjithatë, nuk ka mbaruar ende në këtë grup. Turi i dytë i ndeshjeve do të zhvillohet në Tiranë nga data 23 deri me 25 qershor, ku “kuqezinjtë” do të tentojnë të marrin sa më shumë fitore dhe të kualifikohen për në finalet e Ligës së Europës.

Leave a Reply