Zidan i kërkon Ronaldos qëndrimin në Madrid

Kristiano Ronaldo është top-tema e diskutimit ditëve të fundit në mediat evropiane. Portugezi si duket me shumë gjasa do të largohet nga Real Madridi, për shkak të probleme me drejtësinë për evazion fiskal.

Trajneri i “Los Blankosve” Zinedin Zidan është duke dashur që të zbusë disi qëndrimin e sulmuesit portugez në Madrid. E përditshmja spanjolle “Marka” ka njoftuar se trajneri francez e ka telefonuar Ronaldon duke i kërkuar qëndrimin te Reali, pasi skuadra ka nevojë për të, si në aspektin sportiv, ashtu dhe në atë njerëzor.

Ndërkohë nga ana tjetër është vetëm duke u shtuar lista e skuadrave që dëshirojnë t’i përfitojnë shërbimet e Kristianos. Në garë për reprezentuesin e Portugalisë së fundmi është përfshirë edhe Çelsi, ndërsa të parët ishin Mançester Junajtedi, Paris Sen Zhermeni dhe Bayerni i Mynihut.

Leave a Reply