LK, Vardari do të  luaj kundër ish skuadrës së Ibrahimoviç

Në kuadër të ndeshjeve të dyta kualifikuese të Ligës së Kampionëve Evropian, skuadra përfaqësuese e Maqedonisë, Vardari do të përballet me skuadrën e njohur suedeze të Malmo.

Është ky emri i kundërshtarit të skuadrës kampione të Maqedonisë, që ndeshjen e parë do ta luaj në transfertë.

Sipas shortit të bërë nga ana e UEFA-s, ndeshjen e parë Vardari në Suedi do ta zhvillojë me 11/12 korrik, ndërkohë ndeshjen kthyese me 18/19 korrik në Strumicë.

Në ndërkohë me datë 14 korrik do të hidhet shorti për ndeshjet e treta kualifikuese, ku Vardari do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit për në atë fazë, kuptohet, gjithnjë nëse fillimisht eliminon Malmo, ish skuadrën e yllit suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Leave a Reply