Ardian Cuculi mbetet “kuq e zi”

Deri sa skuadra vazhdon përgatitjet në Slloveni, drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës po punojnë maksimalisht në aspekt të kompletimit të skuadrës për vitet në vijim.

Kësisoj “kuqezinjtë” nga Tetova përveç që vazhduan bashkëpunimin me brazilianin Zhunior, një gjë të tillë bënë edhe me kapitenin Ardian Cuculin.

Futbollisti kërçovarë me Shkëndijën nënshkroi marrëveshje një vjeçare, duke ju dhënë fund shpresave të trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro, për ta marrë atë te skuadra vlonjate.

SHPËTIM DURO I “GRABIT” DY FUTBOLLISTË SHKËNDIJËS

Duke pasur parasysh se kontrata e Cuculit skadonte me 30 qershor të këtij viti, ish trajneri i Shkëndijës, shpresonte në një bashkëpunim tjetër me futbollistin kërçovarë, me të cilin kishin qenë bashkë te Shkëndija dhe Partizani i Tiranës. Megjithatë me vazhdimin e kontratës nga ana e Cuculit, gjithçka morri fund, ashtu që kapiteni i Shkëndijës edhe sezonin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e “kuqezinjëve” nga Tetova.

29-vjeçari Cuculi te Shkëndija erdhi më 01 korrik të vitit 2015-të nga rradhët e skuadrës shqiptare të Partizanit, te e cila skuadër ishte transferuar pikërisht nga Shkëndija.

Ai edhe më parë ishte pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova, për të cilën skuadër ka zhvilluar gjithsej 187 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar edhe 7 gola.

Leave a Reply