Euro 2017, Maqedonia dhe Serbia ndahen me barazim 2:2

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ka barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit B të Kampionatit Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni.

Ishte përfaqësuesja serbe që shkoi e para në avantazh me anë të Gaçinoviqit në minutën e 24-t, ndërsa Maqedonia u rikthye me golat e Bardhit nga penalltia në të 64-tën dhe Gjorgjievit në të 83-tën, duke përmbysur për momentin rezultatin në 2:1. Dhe kur gjithçka mendohej se po shkon në favor të Maqedonisë, ishte Djurdjeviq që në minutën e fundit të kohës së rregullt prishi festën e të përzgjedhurve të Milevskit, duke barazuar shifrat e takimit në 2:2.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Maqedonia ka një pikë të fituar, po aq sa Serbia.

Kujtojmë nga ora 20:45 në program është takimi Portugali-Spanjë.

Leave a Reply