FC Shkupi nis përgatitjet me 29 qershor, Nuhiu fton lojtarët!

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka caktuar grumbullimin e lojtarëve për 29 qershor. Nga skuadra e Shkupit kanë bërë të ditur edhe programin e përgatitjeve, me tre ditët e para që “bardhekaltërtit” do të bëjnë stërvitje të lehta, ndërsa nga dita në ditë do të rritin intenzitetin.

FC Shkupi dy javët e para do t’i zhvillojë përgatitjet në kryeqytet, ndërsa me 17 korrik do të kalojë në Ohër ose Mavrovë, ku dhe do dhe do të luhen edhe disa ndeshje kontrolluese.

Kujtojmë që nga skuadra e Shkupit, ditëve të fundit janë larguar një numër i futbollistëve, mirëpo trajneri Nuhiu dhe kryesia e klubit nga Çairi, kanë paralajmruar se do të sjellin përforcime të reja gjatë javëve në vijim.

Leave a Reply