Modriç hetohet për dëshmi të rreme

Futbollistët e Real Madridit një pas një në gjykatë. Përveç Kristiano Ronaldos që po përballet me problemet e evazionit fiskal, së fundmi edhe Luka Modriç është futur në këto telashe.

Mirëpo çështja e Modriçit nuk ka të bëjë me evazion fiskal, pasi prokuroria në Kroaci i ka nisur hetimet për të rreth dhënies së dëshmie të rreme gjatë një proceci gjyqësor.

Drejtuesit e Prokurorisë kroate nuk e përmendën emrin e futbollistit për shkak të procedurës standard të hetimeve, por përshkrimi i bërë prej tyre përputhet plotësisht me Modriçin.

Reprezentuesi kroat javën e kaluar dëshmoi në gjyq ndaj një zyrtari të organeve tatimore dhe 3 zyrtarëve të lartë të klubit të Dinamo Zagrebit, në mesin e tyre ishte edhe shefi Ekzekutiv, Zdravko Mamic.

Leave a Reply