Zhunior nuk joshet nga të hollat e Vardarit, i qëndron besnik Shkëndijës

Braziliani Stenio  Zhunior ka vazhduar bashkëpunimin me Shkëndijën edhe për tre vite të tjera, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër insistimit të Vardarit për të transferuar atë në rradhët e tyre, Zhunior në fund vendosi që ti qëndrojë besnik Shkëndijës, pjesë e së cilës skuadër do të jetë deri me 30 qershor të vitit 2020-të.

Vardari ka një vit që tentonte të merrte brazilianin Zhunior, madje duke i ofruar atij dyfishin e rrogës nga ajo që merrte te Shkëndija, por edhe kjo nuk e bindi futbollistin e “kuqezinjëve” nga Tetova për t’iu bashkuar skuadrës kampione të Maqedonisë.

Zhunior pjesë e Shkëndijës është që nga 17 janari i vitit 2014-të, kur erdhi nga rradhët e skuadrës bullgare të Liteks Loveç, skuadër kjo e cila për dy edicione rradhazi e kishte huazuar atë të skuadra e Pelisterit nga Manastiri.

Brenda tre viteve të kaluara te Shkëndija, Zhunior ka zhvilluar plotë 99 ndeshje, duke realizuar edhe 17 gola, shkruan “infOSport.mk”.

Ai sezonin e fundit në elitën e futbollit vendor zhvilloi 30 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 11 asistime. Ai gjithashtu shkëlqeu edhe në ndeshjet e Liga Evropa, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

Leave a Reply