30 fakte interesante për ditëlindjen e Llionel Messit

Super ylli argjentinas Lionel Messi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të, ndërsa bashkë me të festojnë edhe gjithë ato fansa të zjarrtë të Barcelonës. Me këtë rast faqja zyrtare e UEFA-s kishte përgatitur një listë me 30 fakte shumë interesante për legjendën më të madhe të “katalunasve”:

1 – Golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Barcelonës e realizoi me 01 maj të vitit 2005, kur në lojë u inkuadrua si zëvendësues dhe i shënoi Albasetes në një ndeshje kampionale.

2 – Në vendin e dytë është me gola të realizuar në Ligën e Kampionëve, duke numëruar plotë 94 gola.

3 – Messi ka realizuar 37 “tripleta” me ekipin e Barcelonës.

4 – Katër janë titujt e fituar në kuadër të turneut më prestigjioz evropian, Ligës së Kampionëve Evropian.

5 – Pesë gola i kishte shënuar Bajer Leverkusenit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2012 (rekord që e ndanë me Luis Adrianon)

6 – Gjatë periudhës 2011-2015 Messi kishte realizuar më së paku nga një gol në 6 turne të ndryshme.

7 – Shtatë është numri i “tripletave” të shënuar në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, rekord këtë që e ndanë me Kristiano Ronaldon.

8 – Në 8 sezone të njëpasnjëshme, Lionel Messi realzion na 40 gola me fanellën e Barcelonës.

9 – Nëntë gola i mungonin për të arritur në shifrën prej 100 golave në vitin kalendarik 2012, kur vendosi një rekord me 91 gola të shënuar.

10 – Pasi Ronaldinjo u largua nga Barcelona gjatë vitit 2008, Messi morri fanellën me numër 10-të te skuadra “katalunase”.

11 – Vetëm 11 vjet kishte Leo Messi kur kishte ndërruar jetë babagjyshi i tij, të cilit ia dedikon golat me gjestin e tij tradicional “festiv”.

12 – Gjatë vitit 2012 Messi kishte realizuar 12 gola për Kombëtaren e Argjentinës.

13 – Në moshën e tij 13-vjeçare ai braktisi Argjentinën dhe u vendos në Barcelonë.

14 – 14 gola ka shënuar në “Santiago Bernabeu” përballë rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit.

15 – Rekord në ndeshjet si mysafir në La Liga, kur ka shënuar së aku nga një gol. 16 – Me vetëm 16 vjet, 4 muaj dhe 23 ditë,  Messi debutoi me fanellën e Barcelonës në një ndeshje kontrolluese ndaj Portos që asaj kohe udhëhiqej nga Hoze Murinjo.

17 – Messi në ndeshjet e Superkupës së Spanjës ka realizuar 17 gola.

18 – Në këtë moshë (18) Messi realizoi golin e tij të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian ndaj Panathinaikosit.

19 – Futbollisti i vetëm që ju ka shënuar të gjithë 19 skuadrave në La Liga.

20 – Ndaj 6 skuadrave ka shënuar nga 20 gola gjatë karrierës së tij.

21 – Rekord me gola të shënuar në La Liga, 33 ndeshje rradhazi.

22 –  Në këtë moshë (22) ai fitoi trofeun e parë  prestigjioz “Topi i Artë”.

23 – Është kjo shifra e golave të shënuar në kuadër të ndeshjeve “El Clasico”, 5 më shumë se Alfredo di Stefano dhe 7 më shumë se Kristiano Ronaldo.

24 – Në këtë moshë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës. 25 – Ka marrë pjesë në gjithsej 25 finale të ndryshme të turneve të mëdha futbollistik në karrierën e tij.

26 – Është ky numri i golave të shënuar nga ana e tij, kur janë në pyetje ndeshjet e Barcelonës për trofe.

27 – Plotë 27 gola ka shënuar nga gjuajtjet e lira për Barcelonën.

28 – Me 28 vjet Messi u bë futbollisti më i ri amerikano-jugor që arriti në shifrën prej 100 ndeshjeve me fanellën e Kombëtares.

29 – Plotë 29 gola i ka shënuar Seviljës, ndërkohë në skenën ndërkombëtare më shumë gola, gjithsej 9 i ka shënuar Arsenalit.

30 – Është ky numri që asocon në vitet e tij. Sot legjenda e futbollit Botëror mbushi 30 vjet!

 

Leave a Reply