Pepe shumë afër Beshiktashit

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe është shumë afër transferimit te skuadra kampione e Turqisë, Beshiktashi. Një gjë të tillë ka njoftuar menaxheri, Ahmed Bulut, i cili luan rolin e ndërmjetësuesit.

Ai luan rolin e përfaqësuesit të skuadrës turke në negociatat që po i zhvillon me agjentin e futbollistit, Zhorzhe Mendesh.

“Po për momentin jam në Lisbon, për të biseduar me Pepe. Shumë skuadra të mëdha interesohen për shërbimet e tij, mirëpo ai është shumë afër transferimit te Beshiktashi” – tha Bukut.

Pepe nga skuadra turke ka kërkuar kontratë dy vjeçare dhe një pagë vjetore prej 5 milion euro. Përveç kësaj ai ka kërkuar që pasi të arrihet marrëveshja 2.5 milion euro ti jepen në duar.

Ndryshe Pepe te Beshiktashi vjen si futbollist i lirë, pasi këtë verë mbrojtësit portugez i përfundoi kontrata me Realin e Madridit.

Leave a Reply