Roma pranë transferimit të portierit të Valencias

Portieri Diego Alvesh është pranë transferimit nga Valencia te Roma, njoftojnë mediat spanjolle dhe ato italiane. Portieri brazilian parapëlqehet shumë nga ana e “ujqërve”, ku rolin e drejtorit sportiv e luan Monçi.

Ky i fundit 10 vitet e fundit punonte te Sevilja, ashtu që njeh shumë mirë kualitetet e portierit 31-vjeçar.

Negociatate midis Romës dhe Valencias janë duke shkuar mirë, ashtu që shumë shpejt pritet që të dyja klubet të zyrtarizojnë marrëveshjen.

Valencia si zëvendësim për Diego Alvesh pritet të transferojë portierin e Juventusit, Neto.

Leave a Reply