Dortmundi, Shtutgarti, Levante…tashmë edhe Herenveni pas Bardhit

Enis Bardhi shkëlqeu në Evropianin për të rinj në Poloni, ndërsa një gjë e tillë nuk mbeti pa u vërejtur edhe nga ana e skuadrave të mëdha evropiane, që dëshirojnë të transferojnë talentin shqiptarë, i cili aktualisht është pjesë e Ujpeshtit hungarez.

Pas interesimit fillestar nga ana e skuadrave gjermane, Borusia Dortmundit dhe Shtutgartit si dhe skuadrës spanjolle të Levantes, së fundmi interes për shërbimet e Bardhit ka shfaqur edhe skuadra holandeze e Herenvenit, që njihet për kultivimin e talentëve të futbollit evropian.

Bardhi ishte edhe pjesë e formacionit ideal të fazës së parë në kuadër të Evropianit për të rinj, ashtu që skuadrat që dëshirojnë të shohin në rradhët e veta futbollistin shkupjan, do të duhet ta hapin qesen si mirë.

Deri më tash nga ajo që raportuan mediat hungareze, është vetëm Videotoni që ka dërguar ofertë zyrtare në vlerë prej 800 mijë euro, mirëpo me siguri se kjo shumë nuk ka kënaqur drejtuesit e Ujpeshtit, të cilët besojnë se do të përfitojnë më shumë të holla nga shitja e talentit të tyre.

Rikujtojmë pjesë e Herenvenit me shumë gjasa sezonin e ri do të jetë edhe futbollisti i Rabotniçkit, Elif Elmas, që gjithashtu ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë në Evropianin në Poloni.

Leave a Reply