Karate, Idrizi kërkon të artën në Botërorin e të rinjëve

Karateisti shkupjan Abdurrahim Idrizi për të tretë është pjesë Kampionatit Botëror për të rinjë që po zhvillohet në Kroaci.

Idrizi në këtë kompeticion madhor do të garojë në kategorinë e junioreve deri në 55 kilogram, ndërsa shpreson se do të arrijë që rikthehet edhe kësaj radhe me medalje, pasi në pjesëmarrjet e mëhershëm kishte fituar dy medalje.

Idrizi në vitin 2015 në disiplinën kumite për kadet deri 52 kg fitoi medalje të bronztë, vitin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa i mungon vetëm medalja e artë, të cilën e ka për objektiv për ta arritur këtë në edicionin e sivjetshëm.

Botërori për të rinjë i Kroacisë do të zhvillohet deri më 2 korrik.

Leave a Reply