Zhunior, Todorovski e thonë shqip: “Të gatshëm për një histori të re të Shkëndijës në Evropë” (VIDEO)

Shkëndija është duke i bërë parapërgatitjet e fundit para ndeshjes së turit të parë eliminatorë në kuadër të Liga Evropa, kundër Daçias nga Moldavia, ndeshje kjo që në program është nesër në Strumicë.

Pasi trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani shpalosën pritjet e tyre përmes konferencës për shtyp, gatishmërinë e tyre përmes një spoti publicitar në kanalin zyrtarë të klubit të Shkëdijës, e shprehën edhe braziliani Zhunior dhe mbrojtësi maqedonas, Bllagoja Todorovski, të cilët ia thanë në gjuhën shqipe.

“Jemi gati për Liga Evropa”,  e thotë Zhunior, për të pasuar spoti me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bllagoja Todorovski, i cili thotë: ”Kërkojmë Histori të re”, ndërsa fare në fund të spotit paraqitet edhe talenti i Shkëndijës, Mevlan Murati, duke thënë: “Të enjten synojmë fitore Evropiane”.

Një spot i bukur ky publicitar nga ana e Shkëndijës, që vërtetë i ngjason një klubi evropian, ndërsa ne si staf i “infOSport.mk” skuadrës “kuq e zi” i dëshirojmë suksese të mëdha këtë edicion në arenën ndërkombëtare, duke shpresuar se do bëjë një hap më shumë se vitin e kaluar dhe se do na gëzojë të gjithëve, duke u kualifikuar për në grupet e Liga Evropa.

Leave a Reply