Bundesliga zbardh kalendarin e sezonit 2017/2018

Sot Bundesliga gjermane ka publikuar kalendarin e kampionatit të ardhshëm. Sezoni i ri 2017/2018 në Bundesligë, do të nisë më 18 gusht dhe i njëjti do të përfundojë më 12 maj, duke pasur parasysh se vitin 2018 do të zhvillohet Kupa e Botës.

Kampionët në fuqi të Bajernit të Munihut sezonin e ri do ta nisin si vendas, kundër Bajer Leverkusenit, ndeshje kjo si zakonisht do të zhvillohet ditën e premte (18 gusht).

Një ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo e së shtunës (19 gusht) midis Shalke 04 dhe Lajpzig, Frajburgu i Amir Abrashit do të mirëpret Ajntrahtin e Frankfurtit, derisa Hamburgu do të jetë nikoqir i Augsburgut.

Dortmundi ndeshjen e javës së parë do ta zhvillojë të dielën në transfertën e vështirë në “Volksfagen Arena” ndaj Volfsburgut.

Derbi i madh midis Bajernit të Munihut dhe Borusia Dortmundit në program është në kuadër të javës së 11-të, ndërsa po këto dy skuadra me datë 05 gusht do të zhvillojnë ndeshjen finale të Super Kupës së Gjermanisë.

Në këtë LINK mund të donlodoni orarin e plotë të ndeshjeve në Bundesligë për sezonin 2017/2018.  

Leave a Reply