Rabotniçki kthehet me fitore nga San Marino

Rabotniçki ka arritur fitore minimale në ndeshjen në transfertë ndaj Tre Pene, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Liga Evropa. Ndeshjen ndaj skuadrës modeste nga San Marino e vendosi një gol i shënuar nga Dean Mitrov në minutën e fundit të takimit, gol ky që shton gjasat e “romantikëve” për të siguruar një vend për në turin e dytë eliminatorë, ku do të presin fituesin nga përballja midis skuadrës bjelloruse të Dinamo Minsk dhe skuadrës së Runavik nga Ishujt Faroe.

Florian Kadriu dhe Suad Sahiti e nisën ndeshjen që nga minuta e parë, me këtë të fundit që u zëvendësua në minutën e 73-të nga vëllai i tij Emir Sahiti, derisa Nehar Sadiki në këtë ndeshje mbeti në bankinë, pasi trajneri Trenevski nuk i dha rastin futbollistit të talentuar kumanovar, i cili shpreson të luaj në ndeshjen e kthimit, që në program është një javë më pas në Shkup, në stadiumin pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply