Vujçiç: Ti realizojmë detyrat e dhëna nga trajneri, rezultati nuk do të mungojë

Shkëndija sot do të zhvillojë takimin e parë evropian ndaj Daçias, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Liga Evropës. Ata dje në Strumicë në stadiumin “Mladost” zhvilluan stërvitjen e tyre të fundit para ndeshjes shumë të rëndësishme, nga e cila futbollistët “kuq e zi” shpresojnë të dalin fitues.

Mendimin e njëjtë ndanë edhe mesfushori Stefan Vujçiç, i cili thotë se nëse të gjithë do kryenin detyrat e dhëna nga ana e stafit teknik, atëherë rezultati pozitiv nuk ka se si mos të vije.

“Në Kupat e Evropës nuk ka nevojë për ndonjë motiv shtesë, pasi vetë pjesëmarrja të jep ndjenjë ndryshe. Secili futbollist dëshiron të luajë sa më shumë ndeshje të këtilla dhe ne mezi presim të fillojë takimi. Në Evropë secili rival meriton respekt dhe ne jemi maksimalisht për takimin me Daçian. Vetëm me impenjim maksimal të të gjithëve do të mund t’ia dalim të marrim atë që duam. Të ruajmë koncentrimin fillimisht gjatë 90-të minutave të para, të mundohemi në maksimum të realizojmë detyrat që do na japë stafi teknik dhe me qetësi të demonstrojmë gjithë kualitetin tonë. Besoj se kemi potencial për të dalë me rezultat pozitiv”, shprehet mesfushori Stefan Vujçiç.

Ndeshja Shkëndija – Daçia starton në ora 18:00 në stadiumin “Mladost” në Strumicë dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Digitalb SuperSport2.

Leave a Reply