Është sërish ai, Besart Ibraimi! (VIDEO)

Besart Ibraimi ishte autori i golit të parë në ndeshjen ndaj Daçias në kuadër të turit të parë eliminator të Liga Evropa, në të cilën ndeshje Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 3:0. Ai një gjë të tillë kishte bërë edhe në ndeshjen e parë të vitit të kaluar në kuadër të këtij kompeticioni Evropian, kur Shkëndija edicionin 2016/2017 arriti deri në fazën e “play-off”.

Goleadori kërçovarë në këtë mënyrë dëshmon cilësitë  e tij të larta prej një sulmuesi të spikatur, duke vazhduar me formën e tij të mirë që e shfaqi edhe në kuadër të kampionatit të fundit, kur me 20 gola të shënuar u shpall golashënues më i mirë në elitën e futbollit vendor.

Ibraimi edhe sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë në LPFM, ndërsa gjithashtu me 4 golat e tij, ai ishte më i spikaturi në rradhët e Shkëndijës në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa.

Njëjtë sikurse këtë vit, ai edhe vitin e kaluar kishte qenë futbollisti i parë i Shkëndijës që kishte shënuar në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë, duke kaluar në epërsi Shkëndijën në minutën e 41-të në fitoren 2:0 të skuadrës tetovare ndaj polakëve të Krakovia.

Po ndaj të njëjtit kundërshtarë, Ibraimi kishte shënuar edhe në ndeshjen e kthimt në Poloni, ndërsa nga një gol tjetër kishte realizuar edhe në përballjet ndaj Nefçi Baku (1:0) si dhe ndaj Gentit në transfertë, në të cilën ndeshje Shkëndija kishte pësuar disfatë, 2:1.

Leave a Reply