Mustafi me Gjermaninë fitues të Kupës së Konfederatave (VIDEO)

Gjermania e Shkodran Mustafit ka triumfuar në kuadër të Kupës së Konfederatave, pasi në finalen e madhe të zhvilluar sonte mundën Kilin me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Mustafi ishte startues dhe një ndër më meritorët për këtë triumf të Gjermanisë, për të cilët ishte kjo hera e katërt që triumfojnë në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Golin e vetëm në këtë finale të madhe për “pancirët” e realizoi Stindl në minutën e 20-të kur mjaft mirë u shërbye nga ana e Verner. Kili ndoshta ishte skuadër më e mirë në fushë se Gjermania, krijoi më shumë raste dhe kishte posedim të topit, megjithatë në fund gjermanët ngritën lartë Kupën e Konfederatave, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se do të jenë një ndër përfaqësueset pretendente edhe për titullin e kampionit të Botës në vitin 2018-të në Rusi.

Gjermania është vetëm skuadra e tretë evropiane që triumfon në kuadër të Kupës së Konfederatave, pas Danimarkës dhe Francës, ndërsa e dyta Kombëtare pas francezëve që bashkon tre titujt më të rëndësishëm në nivel kombëtaresh, Kupën e Botës, Kupë e Evropës dhe Kupën e Konfederatave.

Leave a Reply