Çalhanoglu kaloi me sukses vizitat mjekësore te Milani (VIDEO)

Hakan Çalhanoglu ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore te Milani, me ç’rast turku edhe zyrtarisht mund të konsiderohet si një futbollist i ri i “rossonerëve”.

Gjatë ditës së diel mesfushori turk arriti në Milano me aeroplan privat, ndërsa gazetarëve që prisnin për ta intervistuar atë ju tha se ndjehet shumë i lumtur që do të veshë fanellën “kuq e zi”.

Bajer Leverkuseni do të përfitoj 20 milion euro nga shitja e futbollistit 23-vjeçar, ndërsa nëse Çalhanoglu do ketë paraqitje të mira me fanellën e Milanit, në arkën e “farmaceutëve” do shkojnë edhe 4 milion të tjera shtesë.

Çalhanoglu me Milanin do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare me një pagë sezonale prej 2.5 milion euro.

Leave a Reply