Superkupa e Evropës, nesër dita e fundit për të rezervuar një biletë

Data  08 gusht në vendin tonë do të mbahet mend një kohë të gjatë për gjithë sportdashësit, pasi kryeqendra jonë do të jetë nikoqir i ndeshjes së madhe finale të Superkupës së Evropës, ku mejdanin do të ndajnë fituesi i Ligës së Kampionëve Evropian, Reali i Madridit dhe fituesi i Liga Evropa, Mançester Junajtedi.

Do të jetë ky një rast i mirë për gjithë ata fansa të këtyre dy skuadrave nga Maqedonia për të parë nga afër gjithë ato emra të mëdhenj të futbollit evropian, edhe atë vetëm nëse kanë arritur të rezervojnë një biletë.

Ndërsa për gjithë ata që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë, ju rikujtojmë se nesër 04 korrik, është dita e fundit për të bërë një gjë të tillë, edhe atë fiks deri në ora 14:00, kur edhe UEFA do të mbyll shitjen online përmes faqes së saj zyrtare.

Rikujtojmë çmimet e biletave për këtë super ndeshje sillen nga 15 deri në 50 euro, ndërsa një person mund të aplikojë më së shumti për 4 bileta të së njëjtës kategori.

Për të aplikuar për një biletë të ndeshjes finale të Superkupës është dashur (duhet) të regjistroheni në faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndeshja finale e Superkupës së Evropës midis Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit në “Telekom Arena” në Shkup zhvillohet me datë 08 gusht në ora 20:45.

Leave a Reply