“Marca”, Bardhi në mesin e 21 futbollistëve jo të njohur, por me ndikim në Evropianin e Polonisë

E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë një shkrim lidhur me 21 futbollistët jo aq të njohur në Evropianin për të rinj në Poloni, por që patën një ndikim të madh gjatë këtij eventi, i cili nga data 15 deri më 30 qershor u mbajt në Poloni. Në mesin e tyre prestigjiozja spanjolle ka renditur edhe futbollistin shqiptarë të Maqedonisë, Enis Bardhi, të cilin e konsideruan si një ndër motorët kryesor të skuadrës së trajnerit Bllagoja Milevski.

Bardhi sipas “Marca” ishte ndër më të mirët në ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë në grupe, me përjashtim të ndeshjes së parë ndaj Spanjës, skuadër kjo e cila nuk u mundësoi të përzgjedhurve të trajnerit Milevski për të bërë diç më tepër në atë përballje, që në fund u mbyll me shifrat 5:0 në favor të “iberikëve”. Megjithatë Bardhi shkëlqeu në dy ndeshjet e rradhës, kundër Serbisë dhe Portugalisë, ndaj të cilëve kombëtare arriti që të shënojë nga një gol. E gjithë kjo ka bërë që Bardhin tashmë ta shohin si një futbollist i cili pritet të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke kaluar në një skuadër më të madhe. Shkupjani 22-vjeçar, aktualisht luan me Ujpeshtin në Hungari, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe skuadrat si Borusia Dortmund, Shtutgart, Levante dhe Dinamo Zagreb.

Përveç Bardhit, “Marca” në mesin e 21 futbollistëve jo aq të njohur, por që patën ndikim në Evropianin për të rinj, kishte renditur edhe Stanislav Lobotka (Sllovaki), Julian Pollersbeck (portier-Gjermani), Daniel Podence (Portugali), Ëill Hughes (Angli), Iuri Medeiros (Portugali), John Sëift(Angli), Jaroslav Mihalik (Sllovaki), Kenneth Zohore (Danimarkë), Albert Rusnak (Sllovaki), Daëid Koënacki (Poloni), Nemanja Maksimovic (Serbi), Stefan Simic (Çeki), Andreë Hjulsager (Danimarkë), Martin Chrien (Sllovaki), Jan Bednarek (Poloni), Tomas Soucek (Çeki), Kristoffer Olsson (Suedi), Srdjan Plavsic (Serbi), Milan Gajic (Serbi) dhe  Paëel Cibicki (Suedi).

Leave a Reply