UNT, hapet program studimor për Shkenca Sportive në gjuhën shqipe

Universiteti Nënë Tereza në programin e saj studimor ka veçuar edhe degën e Sportit dhe Shkencave Sportive. Në një takim me mediat dhe ish sportist të suksesshëm, rektori i ketij universiteti, Aziz Pollozhani, shpalosi idejën dhe qëllimin për drejtimin e Shkencave të Sportit me objektiv që të shpërndajnë një frymë të re tek të rinjët dhe të përkrahin e të kultivojnë talentët në këtë fushë.

Dega e Sportit është përfshirë në kuadër të fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa programi studimor do të jetë katër vite, plus një vit master.

 “Duke marrë parasysh se Tetova ka fakultet për Kulturë Fizike edhe Shkupi gjithashtu në gjuhën maqedone, ne morëm për iniciativë që të qasemi ndërmjet asaj që është Sporti dhe Shkencat Sportive që në vete ngërthejnë kapacitete dhe programe, të cilët sportistët dhe ish sportistët mund të vendosin një bazë shkencore për atë që skanë pasur mundësi që të shkollohen me kohë dhe t’i aftësojmë ata që të merren me orentimin energjisë rinore kah sporti”, u shpreh mes tjerash rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.   

Në mesin e të pranishmëve në takimin me gazetarët ishin edhe emrat e njohur të sportit në Maqedoni si Shaban Trstena, Nexhmedin Mehmedi, Nexhat Shabani, Enver Miftari, Muarem Imeri, Muhamed Ismaili e Agron Saiti, të cilët njëzëri idënë e rektorit Pollozhani e vlerësuan si një hap pozitiv për sportin.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Leave a Reply