Gjesti i bukur i futbollistëve të Atl.Bilbaos në përkrahje të shokut të tyre, Alvarez

Futbollistët e Atletik Bilbaos kanë qethur flokët në nder te bashkëlojtarit të tyre, Jeraj Alvarez.

Ky i fundit po kalon një periudhë të vështirë të jetës, pasi u diagnostifikua me kancer në testise.

Futbollisti i ri 22-vjeçar për momentin është duke ju nënshtruar disa hemoterapive, ndërsa si pasojë ai ka humbur edhe flokët, ndërsa bashkë me të qethjen e tyre kanë bërë edhe bashkëlojtarët e tjerë të skuadrës baske.

Ata në shenjë respekti ndaj tij kanë bërë të njëjtën frizurë, duke i kujtuar atij se nuk është i vetëm në këtë “luftë”.

Vërtetë një gjest për tu përshëndetur ky nga ana e futbollistëve të Atletik Bilbaos, ndërsa edhe ne si staf Jeraj Alvarez i dëshirojmë shërim të shpejtë, me shpresë së sërish do ju rikthehet fushave të futbollit.

Leave a Reply