ZYRTARE, Lukaku sërish bashkë me Murinjon, kësaj rradhe te Junajtedi

Sulmuesi belg i Evertonit në sezonin e ri futbollistik në Premierligë do të veshë fanellën e Mançester Junajtedit. Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë publik vetë klubi nga “Olld Traford”.

Mediat angleze ka që dy ditë që po shkruajnë për këtë transferim, i cili u bë realitet pasi “Djajtë e Kuq” paguajtën plotë 85 milion euro për shërbimet e sulmuesit të Evertonit.

Në garë për nënshkrimin e tij ishte edhe ish klubi i tij, Çelzi, mirëpo në fund autori i 25 golave sezonin e shkuar me Evertonin vendosi të firmos me skuadrën me më shumë trofe në Angli, që shpreson se sezonin e ri do të rikthejë titullin kampion në “Olld Traford”.

Lukaku te Junajtedi do të punojë bashkë me Hoze Murinjon, me të cilin kishte bashkëpunuar edhe te Çelzi, mirëpo duke mos marrë edhe atë hapësirën që meritonte sulmuesi i talentuar belg, që kësaj rradhe beson të shpërthejë nën drejtimin e strategut portugez.

Leave a Reply