Besir Durguti vazhdon marshimin në “Futures” turneun në Austri

Tenisti shkupjan, Besir Durguti, vazhdon marshimin e tij në kuadër të “Futures” turneut në Austri. Edhe sot nga Kramsachi austriak, vijnë lajme të mira, ku tenisti i talentuar  shkupjan arriti që të mposht zvicerianin Ruppli Andrew me rezultatin 2:0, në sete (7-5 6-4).

Rezultati ishte goxha i ngushtë në setin e parë, ku kundërshtari i tij e ndante një pikë për ta fituar setin, por Durguti nuk u dorëzua duke e rimarrë veten dhe duke treguar lojë të mirë.

Ndryshe Ruppli Andrew shquhet si tenist i talentuar, duke qenë bartësi i dytë në kualifikime, por këto të dhëna nuk përbënin problem për tenistin shqiptar, i cili gjeti forcën e duhur dhe në fund me plotë meritë arriti që të ngadhnjej ndaj tenistit zviceran.

Pas kësaj sfide Besir Durguti është plasuar në turneun kryesor të “Futures” me fond prej 15.000 dollarësh dhe është në mesin e 32 më të mirëve.

Kundërshtari i tij nesër do të jetë austriaku Brunner Pascal i cili renditet i 362 në rang listën ATP, një tenist me përvojë të madhe.

Gjithsesi shkupjani Besir Durguti tha për “infOSport.mk” se do të bëjë një lojë të mirë, dke shpresuar që gjërat të shkojnë siç duhet dhe se sfida e nesërme do të shërbej si një test i rëndësishëm për formën e tij.

Ndryshe nesër do të jetë sfida e tij e katërt në kuadër të këtij turneu, që ka një fond shprblyes prej 15 mijë dollarëve.

Leave a Reply