Bellasica fillon me përgatitje, paralajmron edhe përforcime

Anëtarët e rinjë të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, Bellasica, ka filluar me fazën përgatitore për sezonin e ri 2017/18.

Skuadra nga Strumica stërvitjen e parë e zhvilloi në stadiumin “Mladost”, ku para saj kishin edhe një mbledhje drejtuesit me stafin teknik dhe futbollistët.

Në skuadrën ‘A’ në stërvitjen e parë ishin të kyçyr edhe disa futbollist të talentuar nga kategoritë e reja, ndërsa Bellasica ka paralajmruar se ditëve në vijim do të ketë përforcime për sezonin e ri.

Bellasica të gjitha përgatitje do t’i zhvillojë në Strumicë, ndërsa në program ka përcaktuar edhe 4-5 ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply