Gajur Sadiki viziton Vardarin në stërvitjen e parë në Malme

Futbollistët e Vardarit të hënën në mbrëmje zhvilluan stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Malmes në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Maqedonisë realizuan një stërvitje të lehtë në Kopenhagen të Suedisë, ndërsa në këtë seancë prezent ishte edhe ish futbollisti i Vardarit, Gajur Sadiki, i cili punon dhe vepron në Malme.

Skuadra e Vardarit sonte do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Svedbank Arena” aty ku do të luhet edhe ndeshja, ndërsa para saj do të dalin në konferencë shtypi.

Takimi Malme-Vardari luhet të mërkurën me fillim në orën 19:00.

Leave a Reply