Vardari zhvillon stërvitjen zyrtare në “Svedbank Arena”

Skuadra e Vardarit  ka zhvilluar edhe stërvitje zyrtare në stadiumin “Svedbank Arena” ku nesër do të luajn ndaj Malmes në kuadër të turit të dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Stafi teknik në krye me trajnerin Goc Sedloski provuan edhe taktikat e fundit me futbollistët në këtë stërvitje një ditë para ndeshjes.

Për kampionët e Maqedonisë kjo ishte stërvitja e dytë në Suedi, pasi mbrëmë kishin një seancë në stadiumin e vjeter të qytetit të Malmes.

Takimi Malme-Vardari luhet nesër në stadiumin “Svedbank Arena” me fillim në orën 19:00.

Leave a Reply