Shkëndija – Helsinki, pjesa e parë mbyllet me barazim (VIDEO)

Shkëndija dhe Helsinki po luajnë baraz 1:1 gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Liga Ervopa, njofton “infOSport.mk”.

Ishin mysafirët nga Finlanda, ata që shënuan të parët në minutën e 35-të me anë të Jalloë, i cili në maksimum shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit Egzon Bejtullai, i cili thjesht u dhuroi një gol futbollistëve mysafir.

Megjithatë që pjesa e parë të mbyllet me barazim, u përkujdes Besart Ibraimi, i cili në minutën e fundit të pjesës së parë realizoi përmes penaltisë, që më parë e kishte përfituar Marjan Radeski.

Ky i fundit njëjtë sikurse edhe në ndeshjen me Daçian, arriti që të përfitojë nga vendi i njëjtë thuajse dënimin nga pika e bardhë, të cilin në gol e shndërroi, golashënuesi më i mirë i Shkëndijës në garat Evropiane, Besart Ibraimi, për të cilin ishte ky goli numër 6 në ndeshjet e Liga Evropa, i dyti gjatë këtij edicioni.

Leave a Reply