LE, Shkëndija në rast kualifikimi përballet me Norçeping ose Trakai

Skuadra e Shkëndijës që të enjten shënoi fitore 3:1 në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë ndaj Helsinkit, në rast kualifikimi për në raundin e tretë, do të takohej me fituesin nga përballja, Norçeping – Trakai.

Skuadra suedeze që eliminoi Prishtinën që në turin e parë, shihet si favorit në përballjen ndaj lituanezëve të Trakai, mirëpo fitorja minimale 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suedi, nuk vërteton një gjë të tillë, ashtu që skuadra suedeze do të duhet të djersitet bukur mirë për të siguruar një vend për në turin e tretë eliminatorë të Liga Evropa.

Ndeshjen e parë të këtij raundi, Shkëndija do ta zhvillonte si mysafir me datë 27 korrik, derisa ndeshja e kthimit në program do të jetë një javë më pas.

Rikujtojmë Shkëndija vitin e kaluar arriti deri në fazën “play-off” të Liga Evropa, duke eliminuar kundërshtarë si Nefçi nga Azerbajxhani, Krakovia nga Polonia dhe Mlada Boleslav nga Çekia, para se të eliminohej nga skuadra belge e Gent.

Leave a Reply