Hamilton triumfon para tifozëve të tij në Silverstoun

Britaniku Luis Hamilton ka arritur që të triumfojë në garën për çmimin e madh të Anglisë, duke dalë i pari në pistën e “Silverstoun”, njofton “infOSport.mk”. Ai me këtë triumf gëzoi tej mase tifozët e tij të shumtë në tribuna, ndërsa që gëzimi të jetë edhe më i madh, u përkujdes shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas, që doli i dyti, duke bërë që dy pozitat e para ti takojnë skuderisë së Mercedes.

Ferari dështoi edhe në këtë garë, ndërsa si sukses i tyre mund të konsiderohet vendi i tretë i Kimi Raikonen, derisa shoku i tij Sebastian Vetel ishte më fatkeq, pasi atij i shpërtheu goma, ashtu që duheshe intervenimi i mekanikëve, gjë kjo që bëri që gjermani në fund të përfundoi vetëm si i 7-ti.

Në pozitat 4 dhe 5 u renditën dy pilotët e Red Bull, Maks Verstapen dhe Daniel Rikiardo, duke lënë pas vetes ngasësin e Renault, Niko Halkenberg, ndërsa në TOP-10  pati vend edhe për dy pilotët e Force India, Esteban Okon dhe Serhio Perez që u ndalën në pozitat 8 dhe 9, ndërkohë i fundit në mesin e 10-të më të mirëve, rezultoi të jetë Felipe Masa nga Uiliams.

Për Luis Hamilton, ishte kjo fitorja e tij e 57-të në karrierë, dhe njëherit fitorja e katërt rradhazi në pistën e Silverstoun, duke e vendosur emrin mes legjendave më të mëdha të Formula 1.

Edhe përkundër këtij triumfi, Luis Hamilton mbetet në pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 176 pikë, vetëm një më pak se lideri aktual, Sebastian Vetel, derisa Valeri Botas me 154 pikë renditet në pozitën e tretë, shkruan “infOSport.mk”.

Tek konstruktorët, skuderia e Mercedes me 330 pikë kryeson bindshëm para Ferarit që ndodhet në vendin e dytë me 275 pikë, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar për Red Bull, që pas 10 garave ka tubuar 174 pikë.

Leave a Reply