Juventusi gjen zëvendësuesin e Bonuçit!

Mbrojtësi i Valencias, Ezekiel Garaj mund të kalojë në rradhët e skuadrës kampione të Italisë, Juventusit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, argjentinasi 30-vjeçar shihet si favoriti kryesor për të zëvendësuar Bonuçin e larguar drejt Milanit.

Garaj te Valencia arriti në vitin 2016-të nga rradhët e Zenitit. Ai sezonin e kaluar me fanellën e skuadrës nga “Mestalja” zhvilloi 33 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Leave a Reply