Helsinki e mirëpriti shqip Shkëndijën, po ju!

Kur në Maqedoni ende diskutohet çështja rreth gjuhës shqipe, si duket një problem të tillë nuk e kanë edhe finlandezët, të cilët në shenjë respekti ndaj Shkëndijës, skuadrën shqiptare simbol nga Maqedonia, e mirëpritën në mënyrën më të mirë, duke i dëshiruar mirëseardhje në gjuhën shqipe.

Drejtuesit e skuadrës së Helsinkit në ekranin e madh televiziv brenda stadiumit, në gjuhën shqipe e kishin shkruar “MIRË SE VINI”,  ndërkaq në Maqedoni 16 vite pas përfundimit të konfliktit të armatosur gjuha shqipe ende nuk është zyrtare.

Shpresojmë se ky gjest nga ana e drejtuesve të Helsinkit do të jetë një shembull për në të ardhmen se si duhet respektuar gjuha e tjetrit dhe se sporti nuk njeh politikë dhe kufij, dhe se pikërisht përmes sportit shumë vende mund të tregojnë kulturën e tyre të vërtetë, e që për fat të keq këtu në Maqedoni mungon, pasi nuk posedojmë as shkronjën e parë të fjalës “KULTURË”, e në veçanti atë sportive.

Shpresojmë se bashkëqytetarëve tanë maqedonas kjo do ju bie në sy dhe një gjë të tillë ta përdorin për gjëra të mira dhe mos dhashtë Zoti që të fillojnë me akuza, se pse një skuadër përfaqësuesese e Maqedonisë që përfaqëson flamurin e këtij vendi u mirëprit në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhën maqedonase!!!

Leave a Reply