ZYRTARE, Danilo bëhet “qytetar”  

Danilo edhe zyrtarisht është bërë “qytetar”. Me angazhimin e tij, Pep Guardiola do të plotësojë krahun djathtë të mbrojtjes, të cilin priteshe ta mbulojë Dani Alvesh, i cili megjithatë në momentet e fundit vendosi të nënshkruajë me PSZH-në.

“Sheikët” e Sitit do të paguajnë 30 milionë euro dhe bonuse në varësi të paraqitjeve të futbollistit, për shërbimet e të cilit interes kishin shfaqur edhe Çelzi dhe Juventusi.

Danilo pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Sitin, ndërkohë që për Realin e Madridit ky ishte largimi i pestë, pasi deri më tash nga “madrilenët” janë larguar edhe Hames, Pepe, Koentrao dhe Morata.

Leave a Reply