Besart Ibraimi, një ndër “mbretërit” e Liga Europa

Besart Ibraimi, pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë dhe më në formë shqiptarë. Bomberi kërçovarë një gjë të tillë e dëshmoi edhe në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa të këtij viti, ku në 4 ndeshje ka arritur që të shënojë 4 gola.

Po këtë shifër gola, Ibraimi edicionin e kaluar e arriti pas 8 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa tashmë një gjë të tillë po bënë në gjysmën e ndeshjeve, duke dëshmuar se forma e tij shkon vetëm në ngritje e sipër.

Më shumë se Ibraimi në kuadër të ndeshjeve të Liga Evropa, kanë shënuar vetëm Riçmond Boakaje i Crvena Zvezdës dhe Maksim Maksimov nga rradhët e skuadrës së Trakai, kundërshtarit të Shkëndijës në raundin e tretë eliminatorë.

Do të jetë kjo një përballje e bukur mes dy sulmuesve kryesor të këtyre skuadrave, ku Ibraimi duket shumë më kërkues, pasi një gjë të tillë vërtetojnë edhe goditjet e tij drejt rrjetës kundërshtare.

Me 17 tentativa brenda kuadratit të golit kundërshtarë, Ibraimi është i paarritshëm në këtë drejtim, derisa Maksim Maksimov ka 9 tentativa, po aq sa ka edhe Liridon Latifi i Skënderbeut, që gjithashtu ka shënuar edhe 3 gola.

Leave a Reply