Hamdi Salihi debutoi me fitore te Viner Nojshtadt

Pasi gjatë ditës skuadra e Viner Nojshtadt zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin shkodran, Hamdi Salihi, ky i fundit u paraqit mënjehërë në ndeshjen e së premtes, në mbrëmje ndaj Ried, që skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1:0.

Për Salihin  ishte kjo hera e parë që luante në futbollin austriak pas 5 viteve, kur për herë të fundit ishte pjesë e Rapid Vienës.

Salihi tashmë mbron ngjyrat e Nojshtadt, me të cilën skuadër sulmuesi shqiptarë e nisi mbarë, pasi mundi ish skuadrën e tij Ried.

Salihi në këtë përballje luajti deri në minutën e 70-të, ndërkohë golin e vetëm të fitores për Nojshtadt, e realzioi Hhager në minutën e 32-të.

Leave a Reply