HJK Helsinki dëshmoi se është klub i madh, uruan Destanin për kualifikimin

Nuk kishte si të ishte ndryshe! Një klub evropian me histori 110 vjeçare sigurisht që duhet të jetë shembull për klas. I tillë tregohet HJK Helsinki, që pa veten të eliminuar nga KF Shkëndija në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League.

Disfata e përgjithshme 2:4 sigurisht që solli dëshpirim te HJK Helsinki  por në të njejtën kohë vërehej ballafaqimi i sinqertë i tyre me realitetin, që provoi se realisht kuqezinjtë në këtë moment janë ekip më cilësorë.

Respekti për Shkëndijën në Finlandë nuk ishte vetëm para ndeshjes kur edhe shfaqej në semaforin zyrtar “MIRË SE VINI” në gjuhën shqipe, por ata tregohen të mëdhenj edhe pas takimit, kur paralel me dëshprimin uruan Shkëndijën.

I pari ishte trajneri Mika Lehkosuo që vetëm disa minuta pas përfundimit të takimit pasi i uroj kualifikimin trajnerit tonë Qatip Osmanit, para mediave u shpreh: “Ne jemi shumë të dëshpruar, por duhet të pranojmë me sportivitet se oponenti ishte më i mirë në këtë ndeshje“.

Pasoi urimi zyrtar nga HJK Helsinki në rrjetet sociale zyrtare ku shkruhej në gjuhën angleze “Urime Shkëndija”, ndërsa nuk mungoi përgëzimi edhe në nivelin më të lartë të klubeve. Kryetari i HJK Helsinkit Olli-Pekka Lyytikäinen, paraprakisht i vënë në dijeni se këtë ndeshje e ndjek nga tribuna edhe Lazim Destani, ka kërkuar ta takojë z. Destani për t’ia uruar personalisht fitoren dhe kalimin në raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League me ç’rast i ka dëshiruar shumë suksese në të ardhmen. Edhe numri një i skuadrës më të famshme në Finlandë, ka pranuar se Shkëndija në këto dy ndeshje ishte ekip më i mirë dhe me të drejtë avanson më tej për tu përballur në raundin e tretë me ekipin nga Lituania FK Trakai. (kfshkendija)

Leave a Reply